EPITAF

Vdiqe – e u bëre edhe ti njeriu i mirë,

Personalitet i shkëlqyeshëm, familjar, atdhetar.

Tridhjetë e gjashtë kurora të përcollën, tri fjalime

nënkryetarësh

Shtatë dekorata për shërbimet madhështore që ke bërë.
O more, Abdylsheqer, vetëm unë e kam ditur çfarë topuzi

ke qenë,

Çfarë paraje e rreme, tërë jeta në gënjeshtra të shkoi.

Pusho në qetësi nuk vij të ta prish rahatinë.

(Unë, tërë jetën po e kaloj në zjarr, shumë shtrenjtë

Do ta paguaj, jo me çmimin e lëkurës tënde të mjerë.)

Prehu i qetë. Sikur në jetë të kishe qenë gjithmonë:

njeriu i mirë.

Personalitet i shkëlqyeshëm, familjar, atdhetar.

Nuk do të jesh as i pari e besa as i fundit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button