Simeone lavdëron Olympiacosin e Kasamit

Trajneri argjentinas i Atletico Madridit, Diego Simeone, parashikon një takim të vështirë kundër Olympiacosit.

Simeone ka lavdëruar skuadrën kundërshtare, teksa i veҫoi edhe tifozët e flaktë që ka klubi grek.

“Kjo ndoshta do të jetë ndeshja më e vështirë në grup. Olympiacos ka pasur një statistikë shumë të mirë në shtëpi dhe ka tifozë pasionant”, u shpreh Simeone.

“Ne patëm një stinor të mrekullueshëm vitin e kaluar, por kjo tanimë i takon të kaluarës. Tani do të fillojmë nga e para. Po e ndërtojmë një skuadër dita-ditës”, shtoi tutje argjentinasi.

Lajme të ngjashme

Back to top button