Gjykata konfirmon: Petkovski dënohet me 10 mijë euro sepse ka dëmtuar nderin e Nikolla Gruevskit

UPDATE:

Gjykata Themelore Shkupi 2 e pranoi padinë e kryeministrit Nikolla Gruevksi dhe e gjobiti liderin e PRSD-së, Tito Petkovski me 10 mijë euro.

“Kërkesa për padi pranohet pjesërisht dhe konfirmohet përgjegjësia e personit me qëllim për ta dëmtuar nderin dhe imazhin e Nikolla Gruevskit. I padituri Petkovski do të duhet të paguajë 650 000 denarë” thotë vendimi i Gjykatës.

******************************************************************************************

Sot në mesditë, Gjykata themelore Shkupi 2 do ta shqiptojë vendimin e saj në lidhje me rastin Gruevski kundër Petkovskit.

Në seancën që u mbajt javën e kaluar, në mes tjerash, Nikolla Gruevski u shpreh se deklaratën e Petkovskit e ka përjetuar shumë emocionalisht

Kryeministri Nikolla Gruevski e padit kryetarin e PRSD-së, Tito Petkovski për shpifje për shkak se në tetor të vitit të kaluar për javoren “Fokus” ka deklaruar se Gruevski me letër zyrtare deri te sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara në vitin 2008 ka propozuar që emri i ri i vendit të jetë Republika e Maqedonisë – Shkupi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button