PDSH: BDI pjesë e politikës pansllaviste

PDSH ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Serbisë për përfaqësim të përbashkët diplomatiko – konzular, duke akuzuar BDI-në se duke lejuar këtë ajo bëhet pjesë e politikës pansllaviste.

Sadije Iljazi në një konferencë për shtyp, deklaroi se si pasojë e politikës nënshtruese të BDI-së në qeveri, shqiptarët e Maqedonisë përveç që përballen me serbet rrugëve, ku policët serb patrullojnë si pasojë e një marrëveshje tjetër të nënshkruar nga po kjo qeveri, tani do të duhet të përballen me ta edhe në përfaqësitë diplomatike.

“Dje u nënshkrua marrëveshja për përfaqësim të përbashkët diplomatiko-konzular në mes qeverisë VMRO-BDI dhe asaj Serbe. Në ditën kur Shteti Shqiptar hapi përfaqësinë e parë diplomatike të përbashkët me Kosovën, edhe Qeveria Maqedonisë nënshkroi një marrëveshje të njëjtë, por me Serbinë! Atë që e nisën para një viti, dje BDI-ja e vulosi, me çka qytetarët shqiptarë me punë në vendet evropiane dhe tej oqeanike do të detyrohen të presin radhë në sportelet, pas të cilave do të ketë shumë mundësi të qëndrojnë të punësuar diplomatikë të shtetit serb”, tha Sadije Iljazi

Kur vjen puna për bashkëpunimin me Serbinë, BDI-ja thotë që kjo na qenka politikë Skandinave, kurse kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Shqipërinë udhëheq politikë mesjetare të injorimit, nënçmimit dhe bllokimit. Në situatën kur vetëm para disa ditëve në samitin e NATO-s në Wells, Maqedonia jo që nuk morri ftesë për anëtarësim, por, as që u përmend, apo në pritje të raportit negativ pas disa ditësh nga ana Komisionit Evropian, qeveria e Maqedonisë, si duket, veç më e ka gjetur alternativën – Integrimin Pansllavist”, thotë Sadije Iljazi

PDSH e dënon ashpër këtë orientim të qeverisë VMRO-BDI që sipas tyre, pa asnjë dyshim është selektiv, për sa i përket raporteve me fqinjët dhe vlerëson se kjo politikë është nënçmuese dhe e dëmshme për shqiptarët!

Lajme të ngjashme

Back to top button