As fotoshopi nuk më ndihmon!

Sa ngjajnë përrallat me realitetin tonë

Çdo ditë në biseda të ndërsjella me të rrinjtë, ndëgjojmë, se si këtu te ne është shumë vështirë të jetohet, jetojmë në një vend me halle shumë e me pak rrugëzgjidhje, ku jeta është gjithnjë e më “bajate”, e pa kuptimtë… e çka nuk ndëgjojmë, dhe gjithmonë kërkojmë zgjidhje të reja, nga t’ia mbajmë e si t’ia bëjmë?…

Fshatari dhe lopa e tij

Dikur na tregonin përrallën se si një fshatar e nxjerr lopën në pazar për ta shitur pasi ajo nuk jepte qumësht sa duhet, edhe ate që e kishte, nuk lejonte të mile,j me një fjalë lopa nuk ishte për ta mbajtur. Kur afroheshim myshterinjtë për ta blerë lopën, fshatari i ngratë dhe i sinqertë u tregonte të vërtetën, se lopa nuk është e mirë, hanë shumë barë e jep pak qumësht, edhe ate pak qumësht që ta jep, ta derdh në fund me shqelma, e të gjitha të zezat që i kishte. Blerësit me të dëgjuar për karakteristikat e lopës largoheshin menjëherë. Afrohej mbrëmja e fshatari nuk po e shiste dot lopën. Aty pranë tij ishte edhe një tregëtar kafshësh, të cilit i erdhi keq për fshatarin dhe i tha: -Ma lerë mua këtë punë se e shes unë lopën. Fshatari i tha dakord më ndihmo pra ta shes! -Rri anësh ti dhe vetëm shiko, mos trego se lopa është e jotja! i tha ai, fshatarit.
-Urdhëroni mushterinj lopë të mirë! Nisi të bërtas tregëtari. Lopë që hanë shumë pak bar e që jep shumë qumësht, nga qumshti i saj gjysma e fshatit pijnë dhe madje tepron, e urtë sa ska, etj, etj.

Kur ndëgjoi këto fjalë fshatari, iu dhimbs lopa dhe iu drejtua tregëtarit: -Lëre se nuk e kam lopën për ta shitur, do ta mbaj për vete!…

Kastraveca

Shoku im dhe kastravecat e tij

Sot më tregon një shoku im nga shkolla fillore, i cili pasi mbaroi shkollën e mesme nuk vazhdoi shkollimin me synim (si shumë të tjerë të moshës sonë), të gjejë një nuse me letra nga ndonjë shtet i perendimit. Por, kjo dëshirë e tij e kahmotshme iu zhduk, iu tretë në harresë kur filloi fushata për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën në fillim të këtij viti, sepse në një tubim parazgjedhor, ai, përveç të tjerave, paska ndëgjuar se: në vendin tonë u bëhekan edhe kastravecat. Harroi perendimin shoku im. -A lihet ky vend kaq i bukur, kaq i begatshëm, ky vend që të ofron kaq shumë mundësi e që unë nuk i paskam ditur, e për çka?… Për një Zvicër për një Gjermani?!… Këtu kemi kastraveca, patlixhana, kemi dele e kemi dhi…!

-Sa mire, tha ai. -Po do të mbjell edhe unë. -U tha u bë. Mbolli kastraveca ky shoku im, ato si për qejfin e tij u rritën shumë, sepse sivjet edhe kushtet atmosferike paskan qenë të përshtatshme, e tu rritën kastravecat, çdo ditë vetëm zgjateshin, zgjateshin, të kishe ënda ti shikosh.

….

-Hë de, po çbëri ai shoku ytë me kastravecat?
-Po u rritën ato.
-Epo, çka pastaj?
-Pastaj, tregimi mbaron këtu, se ai nuk dinte se çtë bënte me kastravecat e tij.

Lum fshatari që i besoi fjalëve të tregëtarit për lopën e tij.

E lum shoku im që i mbetën kastravecat në dorë e nuk gjeti nuse nga Zvicra e Gjermania.

Thonë se përrallat u tregohen fëmijëve për t’i vënë në gjumë.
Por, kur përrallat u tregohen të rriturve, atëherë?… nuk e di çka thonë dashakëqinjtë!

Nganjëherë edhe unë kot mundohem që me aparatin dhe laptopin tim, t’i zbukuroj fotografitë që e tregojnë realitetin tonë, por fatkeqësisht ai përsëri mbetet i tillë siç është – gri.

As fotoshopi nuk më ndihmon!

Kushtrim Jashari,
Student i Informatikës në USHT

Lajme të ngjashme

Back to top button