Rrogat e profesorëve në shkolla të mesme 21 mijë denarë, ato në fakultete marrin nga 2 mijë euro

Problemi me rrogën minimale të arsimtarëve në shkollat fillore dhe të mesme nuk do të zgjidhet vetëm me rritjen prej 4 përqind nga buxheti, vlerëson Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) Jakim Nedellkov. Në grevën e përgjithshme që e paralajmëron SASHK-u më 29 shtator kërkohet edhe heqja e disa dispozitave ndëshkuese për arsimtarët në ligjin për arsim fillor dhe të mesëm, por edhe mënyrë të qartë të shpërndarjes së pagave në arsimin e lartë, i cila, sipas tyre, ajo tani është e paligjshme.

“Rrogat janë të ulëta ndërsa me reformat e fundit është shtuar puna e arsimtarëve. Arsimtarët në përgjithësi marrin nga 20 mijë denarë rrogë ndërsa profesorët e shkollave të mesme marrin nga 1 mijë denarë plus”, deklaroi Nedellkov.

Sipas tij duhet të bëhet edhe rregullimi I rrogave në arsimin e lartë, pasi sipas tij rrogat ndahen në mënyrë të paligjshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button