fbpx

Ja me çfarë dokumenti e donte “Shqipërinë Etnike” komisioni shqiptar në Paris

Kjo është një fotokopje e dokumentit origjinal që është përdorur nga ana e komisionit shqiptar në Konferencën e Parisitmë 1919-të.

Dokumenti është përdorur me qëllim që të mund të ndërtohej një shtet shqiptar gjithandej kushqiptarët ishin shumicë.

Fotoja është marrë nga arkivat e “Vatras” dhe është publikuar nga studiuesi Cezar Ndreu.

Siç mund të shihet në dokument, komisioni ka paraqitur kazatë e banuara kryesisht me shqiptarë në Paris.

Nga vitet 1908-1909, në Tuz 100 % e popullsisë ka qenë shqiptare, në Guci 82 %, në Pejë 72.5 %, në Gjakovë 99.2 %, Prizren 79.5 %, Prishtinë 82.8 %, Dibër 82.3 % etj.

Kërkesa e komisionit shqiptar në Konferencën e Parisit ishte të formohej një shtet shqiptar që të përfshinte të gjitha qytetet ku shqiptarët ishin shumicë.

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close