fbpx

Sonte fillojnë ethet e Ligës së Kampioneve

Sot rikthehet gara e kampionëve, gara ku vetëm skuadrat më elitë të futbollit evropian sfidojnë njëra tjetrën, për të arritur lavdinë e për të shkruar historinë në majin e vitit të ardhshëm.

32 skuadra nga vende të ndryshme të Evropës e të sistemuara në tetë grupe do të vazhdojnë të na dhurojnë emocionet e veçanta që ka kjo garë, e ku nuk mungojnë edhe shqiptarët, të cilët janë në numër më të madh s’e kurrë.
Janë tetë ndeshje të parapara për sot, secila më e mirë s’e tjetra.

Grupet dhe ekipet

Baseli i katër shqiptarëve do të jetë mysafirë i skuadrës kampione, Realit të Madridit. Të rikthyerit në këtë garë pas disa vitesh, Liverpooli, në Anfield pret Ludogoretesin, ndërsa Dortmundi në Gjermani pret Arsenalin. Duel interesant do jetë edhe takimi në Stamboll, ku Blerim Xhemaili do të ketë përballë të përzgjedhurit e Anderlechtit të Besnik Hasit.

Kalendari i të gjitha ndeshjeve të parapara për sot që fillojnë në ora 20:45:

Juventus – Malmo
Olympiacos – Atletico Madrid
Liverpool – Ludogorets
Real Madrid – Basel
Benfika – Zenit
Monako – Leverkusen
Dortmund – Arsenal
Galatasary – Anderlecht

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close