fbpx

Komuna e Tetovës mbledh drejtorët, kërkohen arsyet dhe kohëzgjatja e grevës

Strukturat komunale janë vënë në funksion të konsultimit të grevës, kryesisht me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme. Vendimi për grevën nga ana e SASHK dhe miratimi i ligjit për zëvendësimin e arsimtarëve që do përkrahin grevë  që nga shumë organizata u vlerësua si kundërthënës dhe mohim të të drejtave elementare të punës, nxiti një debat brenda arsimtarëve, të shoqëruar me ndrojtje dhe frikë se mund të zëvendësohen.

Institucionet e arsimit janë hedhur në aksion për të blerë situatën në formën e mbledhjeve konsultative dhe udhëheqjet e shkollave.

Sektori për veprimtari publike pranë komunës së Tetovës, ka diskutuar me drejtorët e shkollave për grevën.

Sipas disa informacioneve, kjo është interpretuar edhe si lobim për të zbehur grevën, duke ndikuar drejtpërsëdrejti tek drejtorët e shkollave.

Shefja e sektorit për komunikim publik, Lume Hyseini, në një deklaratë të saj për Portalb, mohon kategorikisht këto informacione, duke u shprehur se janë të vetëdijshëm për të drejtën e grevës.

“Sektori për veprimtari publike pranë komunës së Tetovës punën e saj e kryen në bazë të kompetencave ligjore në pajtim me kushtetutën dhe legjislacionin vendor. Të vetëdijshëm për të drejtën e grevës si kategori kushtetuese dhe mënyrë e realizimit të të drejtave ekonomike dhe sociale të punëtorëve , Sektori për veprimtari publike në kuadër të kompetencave të saja për mbarëvajtjen e procesit arsimor në shkolla ka diskutuar me drejtorët e shkollave sa i përket arsyes, kohëzgjatjes, mënyrës dhe llojit të grevës por në asnjë mënyrë nuk ka ushtruar asnjë lloj presioni për bojkot të grevës së paralajmëruar të punonjësve të arsimit”, thotë Lume Hyseini.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close