​Skandal: Ish ministri i ofroi dy helikopterë Zajmina Vajsarit për të xhiruar videoklip

Ish- ministri i Mbrojtjes, përmes ish- Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë, Edvin Kulluri, i ka vënë në dispozicion dy helikopterë të ministrisë për këngëtaren Zajmina Vasjari, e cila ka prodhuar një videoklip për këngën e saj.

Këngëtarja Zajmina Vasjari ka pasur në dispozicion të saj, dy helikopterë të markës AB- 205 të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, për të realizuar vidoklipin e një kënge të saj në prill të vitit 2013. Ish- Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri, ka marrë prej zonjës Vasjari një kërkesë formale më 18 prill të vitit 2013 dhe brenda ditës i ka plotësuar kërkesën.

Zajmina Vasjari i ka kërkuar përmes shkresës Nr 3171 datë 18 prill 2013, vënien në dispozicion të saj të dy helikopterëve të ushtrisë shqiptare./gazetatema/

zamina vasjari

Lajme të ngjashme

Back to top button