Agron Aliu sjell një tjetër hit, gati për programet e fundvitit

“Jan jan kta sy” kështu quhet kënga më e re e këngëtarit të njohur Agron Aliu të cilën e ka sjellë pak ditë më parë me anë të një klipi shumë interesant.

Kënga është punuar në studion e bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Eroll Jakupi, ‘Eroll 5’ në Shkup me muzikë nga Rrahman Kryeziu dhe me tekst nga Sami Aliu, e video e realizuar nga ‘Arfiss Production’. Klipi ka nisur të pëlqehet dhe të shikohet shumë në kanalin youtube duke treguar edhe një herë se artisti kumanovas por që jeton në Berlin, ka sjellë një tjetër hit në tregun muzikor shqiptar.

Por Goni ashtu sic e njohin të gjithë me këtë emër ka qenë mjaft i angazhuar nëpër dasmat shqiptare së bashku me grupin e tij’ Alba Trend’ në Kosovë e Maqedoni, ndërsa për mirëpritjen e tij ai falenderon shumë fansat dhe të gjithë artdashësit e muziëks së tij. Këngëtari tashmë është duke u përgaditur për të qenë në programet festive të fundvitit, ku ka mjaft ftesa nga produksionet kryesore shqiptare dhe me siguri do të ketë ndonjë këngë të re e të bukur për programet e Vitit të Ri./Kosovarja/

Lajme të ngjashme

Back to top button