Nevoja për gjumë, ja oraret ideale

Shpesh parashtrojmë pyetjen se për sa orë gjumi kemi nevojë, ndërsa fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit kanë orare të ndryshme.

Për të pasur një gjumë sa më të qetë, mjekët këshillojnë që të caktojmë një orar, sikundër shpesh të merremi me ushtrime fizike.

Jo vetëm kaq, por ne duhet të hamë tre orë para se të flemë dhe të evitojmë pirjen e kafes para gjumit. Secili person ka nevoja të ndryshme për gjumë.

Një i sapolindur fle me periudha të shkurtra e të shpeshta, që po t’i mbledhim arrijnë në rreth 18 orë në ditë.

Specialistët, me anë të një liste na kanë detajuar oraret për secilën grupmoshë:
0-2 muaj, 10-18 orë gjumë
2-12 muaj, 14-15 orë gjumë
18 muaj deri në 3 vjeç, 12-14 orë gjumë
3-5 vjeç, 11-13 orë gjumë
5-12 vjec, 9-11 orë gjumë
Adoleshentët, 8-9 orë gjumë
Të rriturit, 7-9 orë gjumë

Lajme të ngjashme

Back to top button