Lipi lavdëron Tevezin

Ish trajneri ikonë i Juventusit, Marcello Lippi, teksa vlerëson klubin për blerjen e Carlos Tevez, deklaroi se argjentinasi është një luftëtar i vërtetë. Sipas tij, trofeu i sezonit të ardhshëm është në duart e Juves, që pa nisur ende kampionati.

Lippi, i cili ka udhëhequr bardhezinjtë drejt 5 titujve kampionë në Serinë A, është i bindur se ish sulmuesi i Manchester City do të ketë sukses në Itali. “Tevez është një përforcim i rëndësishëm për mendimin tim. Është teknikisht shumë i mirë, ka karakter dhe lufton për skuadrën”, tha tekniku i Guangzhou Evergrande për “La Stampa”.

Lajme të ngjashme

Back to top button