Ndarja e Skocisë prej Britanisë

Pas më shumë se 300 vjetësh, skocezët ëndërrojnë shtetin e tyre të pavarur dhe të ndahen njëherësh edhe nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët, u lidhën me Aktin e Unionin në vitin 1707. Është pak e çuditshme kjo ndjenje patriotizmi te skocezët, për dallim fjala vije prej shqiptarëve apo kombeve tjera që u ringritën në fundshekullin e XIX-të me lindjen e romantizmit.
Skocezët i kanë dhuruar SHBA-ve presidentin e pestë të saj, James Monroe, Mbretërisë së Bashkuar kryeministrin, Gordon Brow, janë themelues të gazetës kryesore britanike, Economist, shumë shkencëtarë e filozofë, si Adam Smithin, Aleksandër Flemingun, David Hume. Dhe e gjithë kjo tregon se ata edhe pse s’kanë pasur pavarësinë në vendet anglishtfolëse i kanë pasur të gjitha të drejtat.

Ka ndonjë shqiptar që mund të bëhet kryeministër në Maqedoni ose edhe të jetë themelues, fjala vjen i gazetës Dnevnik?

Pavarësisht kësaj, skocezët sot kanë edhe fenë e njëjtë me anglezët, protestantizmin, kanë gjuhën e përbashkët, anglishten, pasi vetëm një pjesë e vogël e flasin akoma galishten dhe i lidh gjithashtu edhe mbretëresha e vendeve të Commonwealth-it.

Andaj secili mund të pyes lirshëm, vallë pse ky nacionalizëm i skocezëve dhe se ç’farë kërkojnë më tepër?

Sipas mediave britanike, të cilat kundërshtojnë ndarjen, ngritja e vetëdijes kombëtare të skocezët filloi prej emetimit të filmit Braveheart, të Mel Gibsonit, ku glorifikohet heroi kombëtar i skocezëve, William Wallace dhe tregon anën e errët të ushtarëve anglezë. Kjo filloi etapën e parë, ndërsa më pas vazhdoi me ekonominë, ku vendi verior kërkon pavarësi më të madhe në menaxhimin e burimeve të naftës.

Krahasimet mes Skocisë dhe Anglisë

Më poshtë janë disa nga krahasimet mes shtetit skocez dhe atij anglez.

-Në Skoci pëlqehet blegtoria. Në çdo 100 banorë ka 88 qengja, ndërsa në Angli vetëm 21.
Rezervat e naftës në Skoci janë të mëdhaja, dhe më të ata dëshirojnë të ndjekin shembullin e Norvegjizë, duke e pasur kontroll të përgjithshëm të saj.

-“Në Skoci ka më shumë panda sesa konservativë” është një fjalë e urtë e tyre. Për dallim nga vendet tjera, prej 1997 në Skoci çdoherë kanë fituar laburistët liberalë. Në këto momente laburistët kanë 41 ulëse, ndërsa konservativët vetëm 1. Kjo tregon se në Mbretërinë e ardhshme pa skocezët, konservativët do kenë një avantazh më të madh.

-Në Skoci, 83% identifikohen skocezë, ndërsa në Angli kjo përqindje arrin në 70%. Kjo tregon se skocezët janë më patriotë.

-96% në Skoci janë të bardhë, ndërsa në Angli 85%.

-Skocezët gjatë javës shpenzojnë 60 euro më pak sesa anglezët, por ata janë edhe më të varfër.

-Një shtëpi në Skoci kushton 226.100 euro mesatarisht, për dallim nga Anglia ku kap shifrat e 326.000 eurove.

-Në Sektorin publik, skocezët punojnë 22%, ndërsa anglezët 17%.

-Në Britani, skocezët përbëjnë 8% të popullsisë, ndërsa anglezët 84%.

-Skocezët jetojnë 3 vjet më pak nga anglezët.

-Skocezët pinë më shumë alkohol se anglezët.

-13 % në Skoci, kanë flokë të kuqe, për dallim nga Anglia ku ka vetëm 6%.

-Skocia është vendi më pak i populluar për km katror.

Partia nacionaliste e qendrës së majtë skoceze, SNP, filloi të forcohet pas reformave të Thacherit në industri, ku ekonomia skoceze filloi të bjerë. Prej atëherë ata kanë pasur elektorat të fuqishëm duke sjellë edhe fitoren në zgjedhjet e fundit. A do e çojë SNP Skocinë drejt pavarësisë apo jo, kjo akoma është në mëdyshje, por asnjëherë në historinë e Unionin, Exit-poll nuk ka dale shumicë për pavarësi.
Përgjigja përfundimtare do jetë në 18 shtator./ Fitim Dika, Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button