Lirimi i Fullanit, Braçe: Del kush ka shokë me pushtet politik, turp!

Reagimi i menjëhershëm ka ardhur nga deputetit socialist Erion Braçe, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për lirimin e ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani.

Përmes një postimi në porfilin e tij në Facebook, Braçe u shpreh i revoltuar dhe i zhgënjyer nga drejtësia shqiptare.

Postimi i plotë i Braçes në Facebook:

“E nxorën!!Nuk mund ta mbanin dot më!! Kjo është gjykata në Shqipëri;

Inspektorin e Përgjithshëm e lanë në burg, inventarizuesit e parave të vjedhura që nuk zbuluan vjedhjen i liruan, njeriun që i emëroi inventarizues të parave të vjedhura që nuk u zbuluan, sërish e liruan!!

Turp e faqja e zezë!!Kjo vetëm drejtësi nuk është!!

Kjo është kështu:

Kush ka shokë me pushtet politik, mediatik, ekonomik, kush ka pjesë në Gjykatën e Lartë, në fund, kush ka para pa hesap, del nga burgu!! Kush është i lidhur me të, del nga burgu!! Të tjerët jo!!

Ky është pushteti real në këtë vend!!”.

Lajme të ngjashme

Back to top button