Televizioni gjerman NDR e prezanton Kosovën si vend i cili ia vlen të vizitohet (Video)

Me një pyetje të këtillë që shkakton habi, televizioni gjerman NDR ka emërtuar një udhëtim në Kosovë, ku shteti më i ri në Evropë paraqitet si destinacion turistik dhe ku ofrohen detaje të para për këtë destinacion në një televizion të huaj.

Një reportazh i televizionit i realizuar gjatë kësaj vere në 42 minuta paraqet Kosovën si një vend që ia vlen të vizitohet, qoftë për natyrën e vet, qoftë për njerëzit, kullat apo të kaluarën politike të saj.

Një produksion i ekipit të përbërë nga, Iris Berner, Gabriela Clemencon, Jan Hendrik Becker dhe Birgit Müller, sjell te shikuesi gjerman një Kosovë çfarë edhe nuk tregohet shpesh në vendet perëndimore, ku përshkruhet tradita, dhe kur u mundësohet kosovarëve të tregojnë se si ata do të donin të shihen nga jashtë.

Në përshkrimin e emisionit thuhet: Një prezantim ideal i banorëve të kombit më të ri në Evropë. Televizioni shkon në qendër të Ballkanit, në një vend ku lufta kishte shpërthyer 15 vjet më parë. Çka dëshiron një vend me popullsi myslimane ? Si e shohin ata vendin e tyre në Evropë; dhe çfarë këshillash kanë ata për një turne për të panjohurin, shpesh të ngarkuar me paragjykime për këtë vend?

Si janë festat në Kosovë, e cila është festa e rekomanduar? Një udhëtim në fushën e tensionit midis traditës dhe modernitetit. Një djalë 14 – vjeçar hap dyert e kullës ku shihet Oda, e hapur vetëm për burra.

Në Pejë ekipi ngjitet në Via Ferrata të Alpeve Dinarike të udhëhequr nga “Marimangat” e Pejës. /albinfo.ch/

Reportazhi i NDR: linku

Lajme të ngjashme

Back to top button