Ministri Ademi hesht për emrat e shkollave

Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi vazhdon të mos komentojë informacionet se ndryshimin e emrave të 4 shkollave të Çairit po e pengon personalisht kryeministri Nikolla Gruevski i cili është kërcënuar me largimin e BDI-së nga qeveria nëse Ademi nënshkruan vendimin për zyrtarizmin e emrave të shkollave, transmeton Alsat M.

Gjatë shënimit të fillimit të vitit akademik në Shkup dhe Tetovë, ministri Ademi preferoi të mos përgjigjet në pyetje që nuk kanë të bëjnë me fillimin e vitit akademik.

Ai tha se nuk ka çfarë të shtojë, përveç deklaratës dhënë në fillim të muajit, se po pret momentin e duhur për të nënshkruar vendimin për riemërimin e shkollave.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button