Mjekët amë kërcënohen me grevë

Institucionet kompetente kanë edhe një javë afat shtesë që ti përgjigjen kërkesave të mjekëve amë në të kundërtën nuk përjashtohet mundësia e ndërprerjes së punës. Bëhet fjalë për rritjen e pagave, rritjen e kapitacionit dhe miratimin e participimit. Mjekët kërkojnë që bartës i veprimtarisë të jetë institucioni shëndetësor privat, e jo mjeku. Ambulancat të mund të funksionojë edhe pas largimit të mjekut amë. 

“Do të presim deri më datën 21 shtator. Nëse askush nuk na thërret, është nënshkruar kërkesë me deklarata nga të gjithë kolegët që të ndërpritet diku tre orë, të mos jepen udhëzime elektronike, sepse me të vërtetë është kërkesë elementare që të gjithë pacientët të jenë në institucion privat shëndetësor”, deklaroi Lidija Çolakova Dervishova-Kryetare e shoqatës së mjekëve privat.

Mjekët amë thonë se deri më tani nuk kanë marrë përgjigje për kërkesat e tyre nga asnjë institucion kompetent.

Lajme të ngjashme

Back to top button