PDSH para Kongresit: Entuziazëm dhe seriozitet në të gjitha strukturat partiake

Kryetari i Këshillit për organizimine Kongresit të PDSH-së, deputeti Orhan Ibrahimi, në një konferencë për shtyp njoftoi për punën dhe aktivitete e deritanishmë të këshillit për mbajtjen e Kongresit të partisë.

“Gjithandej ku shtrinë veprimtarinë e vet Partia Demokratike Shqiptare vërehet një mobilizim dhe seriozitet nga të gjitha strukturat partiake. Gjatë këtij vikendi me një sukses të plotë u rrumbullaksuan aktivitetet partiake në disa vendbanime. Evidentimi i anëtarësisë, zgjedhja e kryetarëve të nëndegëve, zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë së degëve, si dhe propozime për delegatët e kongresit përfunduan me sukses në degët e Shuto Orizares, Krushevës, Manastirit, Resnjës dhe Ohrit”, tha Ibrahimi.

Sipas tij, atmosfere ka qenë mjaft e relaksuar me prurje të reja dhe në një frymë demokratike në kuadër të strukturave të PDSH-së.

“Në emër të këshillit për organizimin e kongresit të cilin unë e drejtoj, organeve dhe personave të zgjedhur u dëshiroj shëndet dhe suksese në punë. Urroj që kjo atmosferë të bartet edhe në degët tjera ku vepron PDSH. Gjatë ditëve në vijim do të kemi një agjendë të ngjeshur të aktiviteteve tona për të cilat opinioni do të jetë i njoftuar.”, tha Orhan Ibrahimi

Lajme të ngjashme

Back to top button