Këshillon Flori Mumajesi!

Është bërë trend që faqet zyrtare nëpër rrjete sociale të fytyrave tona publike të përdoren për t’u kumtuar fansave të rejat rreth punëve dhe angazhimeve që Vip-at tanë kanë.

Por përveç kësaj shumë prej emrave të njohur të estradës pëlqejnë që me fasnat e tyre të ndajnë edhe thënie, fjalë të urta, e besa edhe këshilla drejtuar të gjithë atyre që janë miq të faqeve të tyre.

Së fundmi një të tillë ka zgjedhur ta ndajë me fansat, këngëtari e producenti i njohur Flori Mumajesi, i cili në faqen e tij zyrtare në facebook, ka lënë mbishkrimin.

“E kalojmë gjithë jetën duke shpresuar që të na shfaqet përpara rruga e duhur, por harrojmë që rrugët zbulohen duke ecur dhe jo duke pritur!”, shkruan Flori. Ndërkaq ky koment pa dyshim është pëlqyer e komentuar shumë nga një numri i madh i fansave të këngëtarit të njohur.(Tribuna)

Lajme të ngjashme

Back to top button