Kërkesat e larta për iPhone 6 sjellin probleme në dyqanet online

Kompania Apple ka vendosur një rekord të ri që me fillimin e porosive të para për iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. Kërkesat nga përdoruesit ishin aq të larta, sa dyqanet online të Apple së bashku me dyqanet e pakicës në internet, patën probleme teknike.

Disa nga përdoruesit aktual të sistemit iOS kishin mundësi të porosisnin iPhone 6 duke përdorur aplikacionin Apple Store nga dyqani virtual i aplikacioneve të kompanisë Apple.

Klientët e T-Mobile dhe Sprint hasën gjithashtu probleme gjatë kohës që po porosisnin modelet e reja të iPhone-it.

Një përfaqësues i Apple deklaroi për Re/Code se shitjet brenda një dite të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus kanë shënuar një rekord të ri për kompaninë Apple, megjithatë ai ka refuzuar të japë shifra.

Porositjet për iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus kanë filluar ditën e premte në orën 9:00 të mëngjesit. Apple pati sërish probleme në disa shtete të caktuara.

Megjithatë, pavarësisht problemeve, iPhone 6 Plus mund të porositet akoma në dyqanet përkatëse në internet, ndërsa tregtimi do të fillojë pas katër javësh. (PCWorld Albanian)

Lajme të ngjashme

Back to top button