fbpx

“Monstra”, familjarët dhe mbrojtja kërkojnë të bëhet presion ndaj Gjykatës Penale

Familjarët dhe mbrojtja e të dënuarve kanë thënë për “Koha” se do të kërkojnë nga këto institucione që t’i bëjnë presione Gjykatës Penale të Shkupit me qëllim që të dorëzohet aktvendimi i shqiptuar në fund të qershorit kundër shqiptarëve në rastin “Monstra”.

Kjo gjykatë, dy muaj e dy javë pas shqiptimit të aktgjykimit, më saktësisht leximit të tij nga ana e kreut të Trupit gjykues, Ivica Stefanovski, nuk ka arritur të përpilojë aktgjykimin me të cilin gjashtë të akuzuarit për krimin e pesëfishtë që ndodhi në prill të vitit 2012, u dërguan nëpburg të përjetshëm.

Sipas sqarimeve të avokatëve të të dënuarve, shkelja dyjavore e afatit ligjor të paraparë për përpilimin e aktgjykimit i ka detyruar ato t’u drejtohen instancave më të larta të pushtetit gjyqësor, që ato të marrin masa konkrete që do të hapnin rrugën e procedurës ankimore pranë Gjykatës së Apelit, kundër aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë.

Në pritje të kompletimit ose përgatitjes së aktgjykimit, avokatët e të dënuarve me burg të përjetshëm sqaruan edhe njëherë se vonesa ka të bëjë me mungesën e fakteve dhe provave mbi të cilat do të bazohej aktgjykimi.

“Për të përgatitur një aktgjykim, Trupi gjykues ose gjykatësi i rastit duhet të ketë në dispozicion fakte dhe prova konkrete, mbi të cilat do të bazojë aktgjykimin.
Në rastin ‘Monstra’, gjykata nuk i ka provat dhe faktet e nevojshme për përgatitjen e një aktgjykimi. Si mund të shpjegohet më ndryshe vonesa prej dy muaj e dy javë për përgatitjen e aktgjykimit të një rasti kaq serioz siç është ‘Monstra’? Ne vazhdimisht folëm për mungesën e provave, ndërsa vetë vonesa prej dy muaj e gjysmë është një lloj konfirmimi i qëndrimeve tona”, tha avokati Naser Raufi.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close