Blerim Destani mban trupin në formë

Dita e diel, për shumë kë është dita më e mirë e javës, sepse kjo ditë shfrytëzohet deri në maksimum për t’u çlodhur dhe për të bërë një gjumë të mirë.

Por, kjo gjë duket se nuk qëndron për aktorin shqiptar, Blerim Destani. Ai përmes një fotografie të hedhur në rrjetin social ‘Instagram’, shihet i veshur me rroba sportive dhe duke vrapuar së bashku me një djalë tjetër në mëngjesin e hershëm.

Me këtë gjë Destani dëshmon se është shumë i kujdesshëm për shëndetin e tij dhe për fizikun trupor gjithashtu. Përveç që po merret me sport, Blerimi është shumë i angazhuar në xhirimet e filmit më të ri që quhet ‘Soko’, e që ky film po xhirohet në Mynih të Gjermanisë.(Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button