Sjellja e ligjeve “shkel e shko” çorodit gjith sistemin juridik në Maqedoni

Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari, i cili ka premtuar marrjen në konsideratë të vërejtjeve, të Komisioni i Venedikut, i cili gjatë vizitës së fundit në Maqedoni, ka paraqitur vërejtje thuajse për të gjitha ndryshimet e propozuaraedhe pse të njëjtat nuk janë të obligueshme.

Ndryshimet kanë të bëjnë me sferën e pushtetit gjyqësor, për krijimin e kushteve për gjyqësi më të pavarur dhe efikase, pastaj në definimin e bashkëshortësisë, e cila duhet të jetë vetëm mes burrit dhe gruas, si dhe për çështje tjera në sferën e ekonomisë.

Mersel Bilalli, ish-deputet në disa përbërje parlamentare, aktualisht profesor në Universitetin “FON”, thotë se Maqedonia duhet të hartojë një Kushtetutë krejt të re për shkak se ndryshimet e shumta që janë bërë që nga sjellja e saj në vitin 1991, kanë lënë hapësira për interpretime të ndryshme, e që për rrjedhojë po shkaktojnë probleme të shumta.

Veç kësaj, ai thotë se ndryshimet duhet të mbyllin edhe shumë çështje që kanë mbetur pezull sa i përket të drejtave të shqiptarëve. “Amendamentet e miratuara rrallë herë i janë përkushtuar aspektit profesional të institucioneve dhe profesionalizimit të tyre. Më shumë është mbajtur llogari në plotësimin e dëshirave në aspektin etnik dhe kapërcimin e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve etnike.
Pra, për të bërë një Kushtetutë të re, duhet një analizë e thellë shkencore, por nuk besoj se ka vullnet politik për një çështje të tillë”, thotë për REL, Bilalli. Vllado Kambovski, ekspert i çështjeve kushtetuese dhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve nuk pajtohet me procedurën e shpejtuar për miratimin e ndryshimeve.

Ai thotë se bëhet fjalë për një akt të lartë juridik që kërkon studim të thellë para se ato të miratohen. “Procesi i përshpejtuar për ndryshime ligjore dhe kushtetuese që është imponuar me procesin e euro-integrimeve, shkakton probleme të shumta me në funksiononim e sistemit juridik në vend.

Ne kemi dobësi të shumta të mekanizmave institucionalë në zbatimin e së drejtës, mos-harmonizim të shumë sferave të drejtësisë, e dobësi tjera që mendoj se duhet të analizohen mirë para se t’u qasemi ndryshimeve për çështjet që janë ngritur.

Vlerësoj se në aspekt të Kushtetutës, kemi shumë punë për të bërë, andaj edhe nevojitet studim më i detajuar“, vlerëson Kambovski. Gordana Silajnovska, profesoreshë në Universitetin e Shkupit, konsideron se ndryshimet kushtetuese duhet

Lajme të ngjashme

Back to top button