fbpx

Qeveria e Maqedonisë dhe Serbisë do të mbajnë mbledhjen e dytë të përbashkët

Maqedonia dhe Serbia janë shtete mike, ndërsa interes të përbashkët kanë raportet e mira bilaterale. Serbia mbështet ardhmërinë evropiane të Maqedonisë, dhe se ky rajon me pa të drejtë dhe me vite e dekada është nënçmuar në raport me pjesë tjera të Evropës dhe për këtë meriton hyrje sa më të shpejtë në BE.

Këtë e pohoi ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, pas takimit të sotëm në Shkup me shefin e diplomacisë maqedonas Nikolla Poposki. Që të dy firmosën memorandum për shfrytëzim racional të resurseve në korrelacion të përfaqësive të përbashkëta diplomatike-konsullore në vendet e huaja.

Pritet që të definohet sa më shpejtë se në cilat lokacione dhe shtete do të vihet ai bashkëpunim. Daçiq dhe Poposki paralajmëruan mbledhjen e dytë të përbashkët mes Qeverive të dyja vendeve e cila do të mbahet në Shkup, në tetor apo nëntor të këtij viti. Daçiq, do të takohet edhe presidentin e vendit Gjorge Ivanov dhe me kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close