fbpx

Bardhi luan 90 minuta në humbjen e Ujpestit

Enis Bardhi ka luajtur 90 minuta tw plota nw disfatwn e Ujpestit nga Videoton. Valdet Rama ka debutuar për skuadrën e tij të re Munich 1860. Gola në këtë fundjavë kanë shënuar Berat Xhemshiti për Zurichun dhe Mërgim Brahimi për Wohlen.

Futbollisti shkupjan Enis Bardhi si duket nga ndeshja në ndeshje ka bindur stafin teknik të ekipit hungarez Ujpes se meriton të jetë pjesë e 11-tëshes më të mirë. Ndeshjen e fundit Ujpest ka luajtur kundër liderit të tabelës, ekipit Videoton ku edhe ka pësuar disfatë me rezultat 2:0. Bardhi ka luajtur plot 90 minuta dhe ka qenë një nga futbollistët më të mirë musafir, duke e cilësuar si lojtarin kyq të skuadrës. Kështu edhe në faqen zyrtare të Ujpesit dhe në faqen në facebook, ka dominuar fotoja e Bardhit në një aksion. Te skuadra e Ujspest luan edhe shqiptari tjetër nga Kosova, Berat Ahmeti i cili nuk luajti për asnjë minutë.

Rama debuton me fitore

Valdet Rama ka debutuar në fitoren e parë te skuadrës së tij të re 1860 Munchen këtë sezon, që ka mundur St.Paulin si mysafirë. Mesfushori shqiptarë luajti 77 minuta. Duke e nisur sfidën nga fillimi, Rama u bë kërcënim për kundërshtarin që në minutat e para ndërsa me kalimin e kohës vazhdoi me kalimet e tij. Rama kishte rastin më të mirë në minutën e 75, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri.
Pas ndeshjes, debutimi i tij u vlerësua shumë nga tifozët, të cilët e quajtën ‘të shkëlqyer’ dhe ‘spektakolar’ mesfushorin shqiptar, që mesa duket i ka ringjallur shpresat bavarezëve në luftën drejt Bundesligës.

Albert Bunjkau huq penalltinë

Sulmuesi kosovar Albert Bunjaku ka huq një penallti për skuadrën e tij St. Gallen në përballje me Vaduz në ndeshjen që përfundoi 2:2. Bunjaku luajti për 76 minuta për tu zëvendësuar pastaj. Për St. Gallenin gjatë gjithë ndeshjes luajti edhe lojtari i Kombëtares shqiptare, Emir Lenjani. së bashku me Lenjanin dhe Bunjakun në St. Gallen luan edhe shqiptari nga Maqedonia, Muhamet Demiri që po ashtu luajti gjithë ndeshjen. Pas kësaj pike të marrë St. Gallen mbete në pozitën e shtatë me nëntë pikë.

Brahimi shënon, Wohlen në vend të parë

Wohleni i shqiptarëve nuk është duke pasur kundërshtarë në kategorinë e dytë zvicerane. Skuadra ku paraqiten Mërgim Brahimi, Alban Pnishi, Rexhep Thaqi, Samir Ramizi, Besart Xhema, Flamur Tahiraj, Luigi Milicaj dhe Bujar Lika shënuan fitore si mysafirë të Lausannes, 1:0 me golin e Brahimit. Me këtë fitore skuadra e Wohlen, mbetet në pozitën e parë me 20 pikë dhe në rrugë të mirë për ta dërguar këtë skuadër në kategorinë e parë. Kjo skuadër nuk ka pësuar asnjë humbje.

Berisha shkëlqen në fitoren e Lazios

Etrit Berisha edhe më tutje mbetet pika e referencës te Lazio, ndërsa ishte i plotë ne fitoren e parë të skuadrës së tij kundër Cesenas 3:0. edhe pse nuk kishte shumë punë Berisha, në ato raste që kishin mysafirë ishte i qetë dhe i sigurt. Lorik Cana dhe portieri tjetër shqiptar Thomas Strakosha qëndruan në stol dhe nuk u aktivuan fare në këtë takim. Lazio pas kësaj fitoreje ka tri pikë dhe gjendet në mesin e tabelës.

Hetemaj mposht Napolin

Mesfushori shqiptar i Chievos, Përparim Hetemaj, ka zhvilluar një ndeshje të mirë kundër Napolit, ku skuadra e tij mori një fitore të vlefshme kundër një kundërshtari të fortë. Golin për Chievon e ka shënuar Lopez në fillim të pjesës së dytë, ndërsa edhe për kundër sulmeve të shumta të napolitanëve rezultati mbeti i pandryshuar. kjo ishte fitorja e parë e Chievos këtë kampionat pasi që në ndeshjen e parë u mposhtën nga Juventusi.

Xhemshiti shënon për Zurichun

Mbrojtësi i majtë shqiptar që mund të luaj edhe në qendër Berat Xhemshiti ka shënuar gol në fitoren prej 4:1 të skuadrës së tij Zurich në përballje me Sionin. Xhemshiti luajti gjithë ndeshjen, sikurse bëri edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Burim Kukeli. Pas kësaj fitoreje skuadra e Zurich është ngritur në pozitën e parë me 19 pikë, një më shumë se Baseli.

Sadiku zverdhet në barazim

Futbollisti kosovar Loret Sadiku e ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë me fanellën e skuadrës turke Mersin, ku kjo e fundit barazoi 2:2 me Kasimpasan. Sadiku luajti në mesfushë, rol që është duke e luajtur që nga fillimi në këtë skuadër, ndërsa gjatë ndeshjes u ndëshkua edhe me kartonë të verdhë në minutën e 50. Me këtë rezultat Mersin merr pikën e parë në Superligën turke, pas hyrjes së kësaj skuadre në elitën turke.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close