Fillon viti i ri akademik në Universitetet shtetërore

Për studentët e Universiteteve shtetërore fillon viti i ri akademik 2014/2015. Ora e parë akademike në solemnitet do të shënohet në fakultete, ndërsa në disa edhe në prani të përfaqësuesve të Qeverisë.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdylaqim Ademi në ditën e parë të vitit të ri akademik do t’i vizitojë universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup dhe Universitetin Shtetëror në Tetovë, ndërsa zëvendësi i tij Spiro Ristovski Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip.

Në pesë universitetet publike në Shkup, Manastir, Tetovë, Shtip dhe Ohër këtë vit të lira ishin 24.121 vende për studentë të rinj, prej të cilëve 10.048 në Universitetin në Shkup. Në Universitetin “Shën. Kliment i Ohrit” – Manastir (USHKO) ka pasur 3.595, në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT) 5.310 vende, në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip (UGD)4.728 vende, ndërsa në universitetin për Shkenca Informatike dhe Teknologji “Shën Apostol Pavle” në Ohër 440 vende të lira.

Për regjistrim në vitin e parë të Universiteteve shtetërore ka pasur dy afate – në gusht dhe në shtator. Fakultetet e USHQM-së në të cilat ende ka vende të lira do të regjistrojnë studentë edhe nesër.

Lajme të ngjashme

Back to top button