Rikthim i konceptit ‘optimizëm’ në Maqedoni

Në Maqedoni koncepti optimizëm është drejtë zhdukjes. Po sikur, ishin drejtë zhdukjes dinosaorusët, disa krijesa, që ishin si dëshmi e gjallë, e ekzistencës së tyre në këtë botë. Ajo dëshmi nuk ishte në vetvete dëshmi për krijesat, po dëshmi  edhe për epokën, për njerëzit, për sistemet nëse ekzistonin. Të jesh optimist nuk është keq, por edhe optimizmi i tepruar është keqdashje e vetvetes. Njerëzit më optimist në botë, janë njerëzit më punëtor në botë. Sikur të mos ishin punëtor, optimizmi i tyre nuk do të kishte vlerë. T`i nuk mund të jesh optimist pa pasur qasje produktive në shoqëri.

Të gjitha dyert e optimizmit janë mbyllur në këtë shtet të pa emër. Është mbyllur edhe vet optimizmi në vetvete duke mos njohur shtetin e Maqedonisë. Ajo po mohon ekzistencën e këtij shteti dhe popujve të saj që po jetojnë në të. Si mund të jesh optimist në një shtet ku për çdo ditë bëhet keq e më keq? Si mund të shpresosh të mirën ,kur komplet udha e vizatuar e këtij shteti është kah e keqja? Njerëzit kanë nevojë që të rikthehen tek optimizmi si një burim frymëzimi për esencën dhe ekzistencën e tyre. Ata duhet të ushqehen me optimizmin e dritës në fund të tunelit. Nuk guxojmë që t`i errësojmë sytë dhe mendjen e të sillemi gjithmonë në vend si njerëz të çmendur.

Optimizmi është një mjet që mban gjallë popujt. Përderisa është mjet në zhdukje, atëherë nënkuptohet se edhe ai popull që është kapur pas tij është popull në zhdukje. Optimizmin nuk mund ta kuptojmë pa hapat konkret të bëra drejt tij. T`i veproje punën, pastaj shpreso në rezultatin. Si mund të shpresosh në rezultatin pa vepruar në punën?

Në disa shtete diktatoriale si për shembull Egjipti, edhe pse veprohet puna, prapë thyhet optimizmi në bel. I janë hapur dyert nga ai shtet sikur një shtegtar për të ikur në një mjerim total. Optimizmi e ka dënuar veten me një pesimizëm të zbehtë që shton veç vrer.

Tek ne, optimizmi është shndërruar në pesimizëm. Për çdo ditë premtohet futja e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian, ndërsa asnjëherë nuk realizohet ai premtim. Për çdo ditë kemi premtime për vende të reja të punës, për investime të reja, gjëra këto që nuk ndodhin. Edhe nëse ndodhin, janë investime në pjesën maqedonase të Maqedonisë, duke anashkaluar totalisht shqiptarët e këtij vendi si dhe të gjitha bashkësitë tjera etnike në vend. Ndërsa edhe tek pjesa maqedonase, investimet e tilla e kanë të pamundur që të jetësohen pa konceptin korrupsion.

Edhe pse sot, edhe nëse del me argumente konkrete për korrupsionin e organizuar nga politikanët tanë, prapë dënohesh me ligjin për shpifje. D.m.th. optimizëm është që nëse sjell ndonjë argument për ndonjë gjë, të mos dënohesh, por ai argument të zënë vend diku. E jo argumenti në fjalë të shndërrohet në një mjet për t`u futur në burg.

Ish kryeministri i Maqedonisë Vlado Buçkovski, i përdorur prej pushtetit të Nikolla Gruevskit si një kloun në mediumet qeveritare, në momentin e harxhimit të tij si kloun u përballë me ligjet e këtij shteti si dhe u dënua. Kryeministri tjetër i Maqedonisë, Lubço Gjeorgjievski u shkatërrua politikisht prej propagandës së qeverisë së R.M. duke e paraqitur atë si një bullgar i konvertuar në maqedonas.

Në një kohë kur oponentët politikë janë në një pozitë të këtillë inferiore, popullata nuk ka shpresa që të zgjohet prej gjumit.

Xherom Ferari në romanin e tij “ Parashikim për rënien e Romës” tha:” Atë që njeriu e bën, njeriu edhe e shkatërron”. Optimizmi nuk është në dorë të njeriut, por ekziston një tendencë e fshehtë e njeriut për ta shkatërruar.

Ne kemi mësuar se zullumi ose dëmi këputet atëherë kur është trashur shumë. Pa u trashur shumë, nuk mund të këputet. Zullumi shkon në proporcion të drejtë me durimin e popullatës. Atëherë kur ky proporcion i drejtë shndërrohet në një proporcion të zhdrejtë, zullumi gjendet pranë prangave të durimit.

Optimizmi duhet rikthyer tek masat e gjëra të popujve në Maqedoni. Nëse humbet ky koncept, nuk do të kishte kuptim asgjë.

Lajme të ngjashme

Back to top button