Mbretërsha skocezëve: Mendoni me kujdes!

Mbretëresha Elizabeth II ka shfaqur shpresën se votuesit skocezë do të “mendojnë me kujdes” për të ardhmen e tyre, kur të hedhin votat në referendumin për pavarësi.

Mbretëresha, deri më tash, nuk ka bërë asnjë koment publik për votimin e 18 shtatorit, i cili do të vendosë nëse Skocia do të pavarësohet apo do të mbetet pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.

Pavarësisht rezultatit të referendumit, Mbretërsha Elizabeth, nëna e së cilës ka qenë skoceze, pritet të mbetet udhëheqëse e shtetit të Skocisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button