Izraelitët hyjnë me forcë në Xhaminë Al Aksa

Mbi 100 ekstremist hebrej hynë me dhunë në kompleksin Al-Aksa në qytetin e vjetër të Jerusalemit, shoqëruar nga dhjetra policë izraelitë, thanë dëshmitarët, shkruan Mesazhi.

Besimtarët lokalë muslimanë të cilët ishin në vend, kundërshtuan vizitën duke bërtitur “Allahu Ekber”, apo “Zoti është i Madh”.

Sheikh Najih Ibkeirat, drejtor i Kompleksit të Xhamisë Al Aksa, denoncoi hyrjen e hebrejve djathtistë në zone, dhe i bëri thirrje botës islame për të përgatitur një plan praktik për të ndaluar sulmet e përditshme në Al-Aksa.

“Ekstremistët janë duke u përpjekur për të nxitur zemërmin e muslimanëve dhe bëjnë probleme në mënyrë që të sigurojnë një justifikim për forcat izraelite për tua mohuar banorëve të Bregut Perendimor hyrjen në xhami gjatë Ramazanit,” shtoi Ibkeirat.

Vizitat në kompleksin Al-Aksa nga ekstremistët hebrenj nuk janë të rralla shruan Mesazhi. Vizitat e tyre ilegale shpesh kanë shkaktuar bllokim të lëvizjes në xhami, por edhe arrestime të besimtarëve mysliman.

Lajme të ngjashme

Back to top button