Kur dy shtatzëna kalojnë pushimet së bashku

Dy moderatoret e njohura Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani kanë vendosur të largohen nga ekrani për shkak se të dyja janë në pritje të ëmbël.

Dy bukuroshet të cilat përveçse kolege dhe partnere në drejtimin e emisionit “E diell” si dhe mike mjaft të afërta kanë vendosur që këtë periudhë pushimesh dhe pauze nga ekrani ta kalojnë së bashku, duke udhëtuar në vende të ndryshme të botës e kryesisht aty ku është ende stina e verës.

Kjo është shtatzënia e dytë për Xhemin ndërkohë që mësohet se është në pritje të djalit të dytë, pas Martinit.

Ndërkohë për Arbanën është hera e parë që do të bëhet nënë dhe gjinia e fëmijës ende nuk dihet.

Lajme të ngjashme

Back to top button