Kosovë, Studentët nga sot në protesta

Grupi i Studenteve të Pavarur kanë paralajmëruar për sot një protestë për të kundërshtuar zgjedhjen e Rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, i cili sipas tyre është zgjedhur në kundërshtim me statutin e UP-së.

Sipas tyre, Ramadani është zgjedhur në mënyrë jo të ligjshme, pasi që është dashur t’i marrë gjashtë vota për t’u zgjedhur rektor, pra 2/3 e votave të të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues.

Gjithashtu studentët thonë se rektori i ri ka dy punime në revista fiktive dhe se zgjedhja e tij është konflikt interesi.

Rektori Zejnullahu, do të ketë mandat dy-vjeçar, për periudhën e mbetur të mandatit paraprak, përkatësisht deri më 30 shtator të vitit 2016.

Lajme të ngjashme

Back to top button