Delegacioni i KE-së në Shkup në takim me Poposkin

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Poposki sot do të takohet me delegacionin e Repartit për Ballkanin Perëndimor pranë Drejtorisë së përgjithshme të Komisionit Evropian.

Delegacionin nga Brukseli e udhëhoqi njeriu i parë në Drejtorinë për zgjerim të KE-së, i obliguar për Maqedoni, Dejvid Kulen.

MPJ kumtoi se Poposki në takim do t’i prezantojë arritjet kyçe të Maqedonisë në procesin e integrimit evropian me theks të veçantë për arritjet në fushat e lirisë së shprehjes në mediave, gjyqësisë, luftës dhe ndalimit të korrupsionit, marrëdhënieve ndëretnike, dialogut politik, marrëdhënieve të mira fqinjësore, reforma në administratën publike, reforma zgjedhore, ekonomia e tregut, masat aktive të ndërmarra në tregun e punës, ndërsa pritet të theksohet niveli i lartë i harmonizimit të ligjdhënies.

Takimi paraqet mundësi për thellimin e bashkëpunimit me Komisionin Evropian dhe informim direkt të përgjegjësve për arritjet e Maqedonisë në suaza të projektit eurointegrues me pritje për fillim të shpejtë të negociatave inkuadruese, citohet në kumtesën e MPJ-së.

Vizita e delegacionit të KE-së në Shkup vjen një muaj jo të plotë para shpalljes së raportit të ri për përparimin e Maqedonisë, të paralajmëruar për 8 tetor në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Back to top button