Gruevski i zhgënjyer nga Sindikata për shkak të grevës së paralajmëruar

Kryeministri Nikolla Gruevski, vendimi i SASHK është në funksion të mbajtjes së pozicioneve të udhëheqjes aktuale para zgjedhjeve për organet e reja të Sindikatës.

“SASHK ishte sindikatë e cila vazhdimisht I ka dhënë përkrahje projekteve qeveritare, sepse kanë theksuar se është bërë më shumë se sa është pritur dhe se kanë qenë shumë të kënaqur. Tash para një muaj paralajmëruan grevë”, thotë Gruevski.

Kryeministri thotë se e kanë analizuar se si ndodhi ky kthim i sindikatës dhe sipas tij kjo kthesë ka ndodhur për shkak se do të ketë zgjedhje

“Tash të gjithë janë vendosur në funksion të zgjedhjes së udhëheqjes së Sindikatës. Tash e dinë se sa mund të jep qeveria dhe duhet ët tregojnë vendosmëri të luftojnë dhe ky është motivi bazë. Tash do të ketë rritje të pagave edhe atë jo vetëm për SASHK”, tha Nikolla Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button