“Aviano” e PDSH-së, hap dyert për Selën

Në komunën e Bogovinës u zgjodh mbrëmë Kryetari i Këshillit iniciues për Reformimin e PDSH-së nga kjo degë. Abedin Imeri, ish kryetar i degës së Tetovës, aktualisht anëtar i Kuvendit qendror të PDSH-së, u zgjodh Kryetar i këshillit për degën e Bogovinës.

“Ne jemi PDSH pa Menduh Thaçin. Ne do ti ofrojmë të gjitha mundësitë për të përparuar kjo parti. Unë kam qenë shumë i mllefosur qysh nga largimi i anëtarit të parë nga PDSH-ja, e lere më tani në fund kur të gjithëve na ka larguar. Edhe ne që jemi këtu sonte sigurisht nesër do na shpalle tradhtar e bashkëpunëtor e komeditë çfarë. Por ne duhet të mos ngurojmë dhe të mos turpërohemi sepse ne e bëjmë punën më të mirë që mund ta bëjmë. Dëshira e krejt njerëzve dhe anëtarësisë është që ne të shkojmë definitivisht përpara. Të fitojë PDSH-ja. Mendoj që ne do të kemi sukses të madh vetëm me punë, punë dhe punë”, tha Imeri.

Ai bëri apel te gjithë anëtarësia ti bashkohet Lëvizjes për Reformimin e PDSH-së, si nisma më fisnike dhe më e sinqertë politike, me dëshirën që PDSH-ja e re, apo e reformuar nuk do ta përjashtojë apo anashkalojë asnjë njeri. Do të jetë lëvizja politike e gjithë qytetarëve që duan dhe punojnë për ndryshime pozitive.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga të gjithë nëndegët e komunës së Bogovinës. Ndryshe Lëvizja për Reformim të PDSH-së e iniciuar nga kryetari i komunës së Strugës Ziadin Sela deri më tani janë krijuar këshilla në Komunën e Tetovës, Gostivarit dhe  Kumanovës.

 

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button