Milani vazhdon me 100% sukses

Filippo Inzaghit po i ecën mbarë me Milanin. Rossonerët e shënuan fitoren e dytë këtë edicion në Serie A, në një sfidë të vështirë në udhëtim kundër Parmas.

Skuadra nga qyteti i modës triumfoi 5:3 në një ndeshje mjaft të bukur për sy që dhuroi shumë raste për të dyja ekipet.

Bonaventura (25’) Honda (37’), Menez (45’ dhe 79’) dhe De Jong (68’) shënuan golat e kësaj fitoreje të rossonerëve, teksa Cassano (27’), Felipe (51’), Lucarelli (73’) dhe De Sciglio (89’ ag) shënuan për vendasit.

Lajme të ngjashme

Back to top button