Interi tmerroi Sassuolon (Video)

Skuadra zikaltër e Interit edhe këtë stinor u tregua superiore kundër Sassuolos.

Të besuarit e Walter Mazzarrit triumfuan 7:0, sikurse stinorin e kaluar, duke vazhduar formën e mirë kundër kësaj skuadre.

Mauro Icardi (4’, 30’ dhe 54’), Mateo Kovacic (22’), Pablo Osvaldo (43’ dhe 73’) dhe Fredy Guarin (74’) shënuan në këtë fitore të vendasve, teksa mysafirët nga minuta e 60 luajtën pa Domenico Berardin e përjshtuar me karton të kuq.

Fitoren e së dielës në Serie A e shënoi Chievo Verona, e cila mposhti në udhëtim 1:0 Napolin.

Maxi Lopez shënoi golin e vetëm për skuadrën e Përparim Hetemajt, me këtë të fundit që luajti 90 minuta.

REZULTATET:

Sampdoria – Torino 2:0

Cagliari – Atalanta 1:2

Fiorentina – Genoa 0:0

Inter – Sassuolo 7:0

Lazio – Cesena 3:0

Napoli – Chievo 0:1

20:45 Parma – Milan

Lajme të ngjashme

Back to top button