Kozniku e nisi me këmbë të mbarë te Shkëndija

Shkëndija i është kthyer fitoreve, ndërsa këtë e ka bërë me trajnerin e ri , Ardian Kozniku i cili edhe ka debutuar ndaj ekipit të Sileksit, që deri më sot ishte skuadër që nuk e kishte shijuar disfatën.

Tani me këtë fitore Shkëndija siguroi fitoren e 3-të, që i ka mundësuar të ngjitët në pozitën e 4-të dhe të ketë të grumbulluara 11 pikë.

Shkëndija ka kaluar në avantazh që në minutën e 28-të me anë Ivan Mitrov, me të cilin rezultat edhe përfunduan 45 minutat e para.

Në fillimin e pjesës së dytë Sileksi pati rastin më të mirë për të barazuar, por Marjan Mickov ekzekutoi një 11-të metërsh shumë dobët, duke mos arritur që të qëlloj as kuadratin e portës.

Isjte Hristijan Kirovski i cili në minutën e 60-të, duke shënuar një super gol, për rezultatin 2:0.

Megjithatë këtu nuk ishte edhe fundi i golave të shënuar, pasi në minutën e parë të kohës shtesë, golashënuesi më i mirë i Shkëndijës, Bojan Vruçina vendosi rezultatin përfundimtarë, Shkëndija Sileksi 3:0. / Portalb /Tabela dhe rezultatet

Lajme të ngjashme

Back to top button