Uzurpuesit e Tetovës (FOTO)

Dikur kishte hapësira të gjelbra ,sot terasa përplot  me karrige dhe tavolina. Ky është trotuari i Bulevardit Iliria apo i njohur në Tetovë si Korzoja e qytetit. 

Qytetarët thonë se nga terasat e stërzgjatura nuk mund të kalojë dhe të jenë rehat nëpër këtë rrugë. 

“Shumë vetura, shumë karrige, shumë njerëz, thjeshtë nuk ka vend për të gjithë” thotë Zemriu.

“Mendoj se është një turp, duhet të zgjidhet kjo punë ,ka vend për terasa dhe ata paguajnë në komunë për këtë pjesë por këto karrige në rrugë është një pronë e zaptuar që duhet të merr pasa komuna” thotë Valmiri. 

“Nuk është keq këndej, mua më pëlqen vendi dhe njerëzit, nuk e kam problem aspak” thotë Elmedina H.

“Nganjehër i iki asaj rruge sepse thjeshtë ndjehem si në sfilitë të modës” thotë Hasija.

Përderisa ndalohet rruga për tu dhënë përparësi kalimtarëve a nuk është e rrugës që të hiqen gjithë ato karrige në rrugë, gjithashtu, për të mirën e qytetarëve?

Lajme të ngjashme

Back to top button