“Haxhi”, bëhen përgatitjet e fundit, deri më tani janë 1350 besimtarë nga Maqedonia

Edhe këtë vit, si çdo vit tjetër Besimtarët e Maqedonisë shprehin interesim të madh për të kryer një ndër kushtet e Islamit “Haxhin”. Me këtë rast edhe sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame Afrim Tahiri njoftoi disa të dhëna rreth organizimit që është para përfundimit, raporton Anadolu Agency (AA)

“Në dallim me vitin e kaluar kemi më shumë besimtarë të interesuar për “Haxh”. Nga diaspora, në pjesën e Evropës nëpërmjet komunitetit të lidhjes Islame kemi mbi 150 qendra. Këtë vit deri tani janë 1350 persona për Haxh, ku 700 prej tyre nga vendi për në Stamboll do të shkojnë me autobusë, ndërsa nga Stambolli deri në Aman me linja ajrore dhe pastaj do të hyjnë në tokat e Arabisë Saudite. Pjesa tjetër shkojnë me linja të rregullta Turkish Airlines nga Stambolli deri tek vendet e shenjta të Arabisë Saudite. Tani më ne jemi duke pagatitur disa dokumente, do të fillojmë edhe me vaksinimin e personave që shkojnë për Haxh, kështu që të gjitha përgatitjet janë gati duke u përfunduar. Po ashtu, u japim një trajnim të shkurtër rreth obligimeve të Haxhit, ekipi i imamëve dhe ekipi mjekësor që do ti shoqërojë janë gati, dhe shpresoj si çdo vit tjetër edhe këtë vit kandidatët për hanxhinj do të ngelin të kënaqur nga organizimi ynë” – deklaroi Afrim Tahiri për AA.

Bashkësia Fetare Islame ka bërë dy alternative të udhëtimit, njëra është me pagesë të kombinuar e cila kushton 2400 euro, ndërsa tjetra nëpërmjet linjave ajrore që kushton 3200 euro.

“Ne si një numër i madh i myslimanëve në Maqedoni gjithmonë në Arabinë Saudite kemi kuotë më të madhe prej shteteve tjera sepse sipas një vendimi të marrë, një shtet që ka 1 milion mysliman duhet së paku 1000 kandidatë haxhinjë të kryejnë Haxhin, kurse ne këtë vit jemi 1600. Për plotësimin e kushtit të pestë të Islamit me të vërtetë tek besimtarët tonë ka gjithmonë interes të madh, kuptohet se kjo është një dëshmi që njerëzit i përmbahen rregullave islame, gjithashtu edhe imamët tanë të cilët punojnë shumë me besimtarët dhe i falenderoj për punën që bëjnë” – shtoi Afrim Tahiri.

Lajme të ngjashme

Back to top button