Krijohet mbështjellësi për iPhone 6 që i kuron vet gërvishtjet

Tashmë dihet se sa i ndjeshëm është në gërvishtje iPhone, dhe se mbështjellësit shpesh janë të mërzitshëm.

Kompania Innerexible po provon t’i japë fund këtij shqetësimi në iPhone 6. Kjo do të hedhë në treg një mbrojtës për iPhone 6 më 19 shtator që mund “të kurojë” veten nga gërvishtjet. Kjo është e ngjashme me teknologjinë që LG përdor në smartfonin e tij G Flex, xhami i të cilit mund të reduktojë gërvishtjet e vogla, transmeton koha.net.

Por nga testimet rezulton se mbështjellësi i ri për iPhone 6 është në gjendje të zhdukë gërvishtje më të mëdha. Pasi bëhet një gërvishtje, duhen vetëm 30 sekonda që ato të zhduken vetvetiu.

Është e rëndësishme të thuhet se faktori kyç që ndikon në shpejtësinë e zhdukjes së gërvishtjeve është temperatura. Sa më e ngrohtë të jetë kasa aq më shpejt nuk do ti shihni më gërvishtjet. Ky mbështjellës do të quhet Hydra e do të jetë në shtije për 25 dollarë.

Ndërkohë, prej tetorit një mbështjellës i ngjashëm mund të jetë gati edhe për iPhone 6 Plus.

Lajme të ngjashme

Back to top button