Sulmohen dy persona në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Disa persona të panjohur mbrëmë në Çarshinë e Shkupit kanë sulmuar fizikisht dy djem.

Sipas informatave, sulmuesit me një mjet të mprehtë kanë sulmuar J.A. të cilin e kanë lënduar duke e therur, ndërsa i njëjti menjëherë është transferuar në Qendrën Urgjente në Shkup.

B.B.  gjithashtu ka përfunduar në spital me një frakturë në hundë dhe me 2.000 denarë të marra me dhunë nga ana e sulmuesve.

Nga policia thonë se janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button