Grup i ri i Korpusit të Paqes do ta fillojë misionin në Maqedoni

Në Maqedoni sot do të arrijë grupi i 19-të i vullnetarëve nga organizata qeveritare amerikane Korpusi i paqes. Grupi numëron 44 vullnetarë, të cilët në dy vitet e ardhshme do të punojnë në bazë vullnetare në dy sektorë në Maqedoni: zhvillimin e mësimit në gjuhën angleze në shkollat fillore dhe të mesme në vend, dhe në sektorin Zhvillimin e bashkësive në më shumë komuna dhe organizata joqeveritare në Maqedoni.

Ndryshe, tradicionalisht mirëseardhje vullnetarëve të hënën do t’u dëshirojë zëvendësambasadori I SHBA-së në Maqedoni me çka zyrtarisht do të fillojë trajnimi i tyre intensiv i 11-të, i integruar në katër bashkësi dhe i udhëhequr nga instruktorët e Maqedonisë.

Gjatë 11-të javëve, ata do të jetojnë në familje nga bashkësitë lokale dhe do t’i mësojnë gjuhën maqedonase dhe shqipe, do të njoftohen me kulturat e ndryshme dhe traditat në Maqedoni, dhe do të fitojnë aftësi dhe njohuri nga fusha në punën profesionale të ardhshme në Maqedoni.

Korpusi i paqes është agjenci e Qeverisë së SHBA-së e themeluar në vitin 1961 nga ana e presidentit Xhon Kenedi. Në Maqedoni është i pranishëm nga viti 1996 në bazë të një marrëveshje ndërshtetërore.
Gjatë këtyre 17 viteve në Maqedoni Korpusi i paqes realizon bashkëpunim intensiv dhe mjaft të suksesshëm me Ministrinë e Arsimit, me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, si dhe me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale.

Deri më tani në Republikën e Maqedonisë në shërbim kanë qenë mbi 400 vullnetarë, të cilët pas kompletimit të shërbimit të tyre, janë larguar nga Maqedonia si miq të saj të mëdhenj dhe “ambasadorë” të vërtetë të Maqedonisë në SHBA.

Lajme të ngjashme

Back to top button