Maqedonia kërkon te importoj mjekë nga Serbia

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni ka publikuar shpallje për angazhimin e mjekëve specialit nga Serbia.

Mjekët do të angazhohen në spitalet e Shkupit, Velesit, Strumicës, Ohrit, Shtipit si dhe ekziston mundësia e angazhimit të tyre edhe në disa institucione tjera shëndetësore në Maqedoni, shkruan “B69”

“Mjekët të cilët do të angazhohen është e nevojshme që të jenë specialit në mjekësi me më së paku dhjetë vite përvojë pune në fushën e tyre. Kërkohen specialist të oftalmologjisë, anestezionit, gjinekologjisë, kirurgjisë vaskulare, ortopedisë, urologjisë, etj”, thuhet në shpallje.

Për angazhimin e mjekëve specialist është siguruar edhe akomodimi i tyre i cili është pjesë e marrëveshjes me Ministrinë e shëndetësisë, e cila do të paguaj edhe harxhimet e rrugës së tyre.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button