Qeveria publikoi detajet e kontratës me biznesmenin indian Subrata Roy

Kontrata e parë e nënshkruar me miliarderin Subrata Roy publikohet në ueb faqen e Ministrisë së bujqësisë. Pas  reagimeve që u bënë nga partija opozitare, qeveria vendosi këtë mënyrë të transparencës.

Kontrata përmban informata për tokat që Subrata ka marrë nga shteti në përdorim në afat prej 15 vitesh, dhe  obligimet të cilat i mveshen me nënshkrimin e saj me çka ai për përdorimin  e tokave duhet që ti paguaj shtetit 121.000 euro në vit.

Në kontratë mund të lexohen obligime dhe të drejtat që i sigurohen Roy me nënshkrimin e saj.

Ai obligohet që në 8 muajt e parë të sjell në Maqedoni  8000 kokë lope dhe të punësoj 900 persona  por që në afat prej 3 vitesh, numri i punëtorëve të rritet në 2000  . Gjithashtu “Sahara Grup”  obligohet që të prodhoj 80 ooo litra qumësht në vit. Investimi i kësaj kompanie gjigante, ashtu siç qëndron në marrëveshje, duhet të arrij shifrat prej 60 milion eurove.

Lajme të ngjashme

Back to top button