Qytetarët mbushin qeset me ushqim, ministrat improvizojnë solidarizimin

Ministrat qeveritar, improvizojnë simbolikën e shoqërimit ashtu siç theksojnë për manifestimin, “mëngjesi në urë”. Qytetarët nuk kanë kohë për të qëndruar në tavolinat e shtruara për shkak të kohës së keqe, shumica mbushin qeset me ushqim dhe ikin me arsyen se duhet liruar vend për të tjerët.

Një pamje krejt tjetër ka tavolina e ministrave të qeverisë të cilët tregojnë mëshirën e shoqërimit me qytetarët duke pritur menynë e parë.

Ministri për punë dhe politik sociale, Dime spasov, ministri për transport dhe lidhje, Mile Janakievski, zëvendësministri për arsim, Spiro Ristovski dhe kryetarja e Kisella Vodës, Biljana Belicanec, morën pjesë në manifestimin “mëngjesi në urë.

LSDM ka reaguar duke e vlerësuar këtë si tallje me qytetarët e varfër. Sipas kësaj partie edhe ky manifestim nuk mund të kalojë pa propagandën e qeverisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button