Evra: Serie A më pak intensive, por kërkon fokus të madh

33-vjeçari francez i Juventusit, Patrice Evra pas paraqitjes së parë në Itali thotë se kampionati italian është më pak intensiv, por kërkon përqendrim shumë më të madh.

“Paul Pogba më ka treguar gjithçka për këtë stadium – është mahnitëse! Dua t’i falënderoj të gjithë tifozët, stafin dhe bashkëlojtarët e mi. U përpoqa t’i shpaguaj me një paraqitje të mirë”.

“Asnjëherë nuk kam punuar kaq shumë në jetën time!”.

“Serie A është më pak intensive se Liga Premier, por ka më shumë përqendrim dhe taktika. Vazhdimisht duhet të jesh i fokusuar dhe i alarmuar”, tha Evra pas ndeshjes./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button