Zaev paralajmëron vjeshtë dramatike

Institucionet opozitare duhet të jenë mbikëqyrëse e gjitha institucioneve shtetërore, që do të thotë të bëjë korrigjim të fortë të asaj që po e bën qeveria, thotë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

“Qëllimi ynë është që nëpërmjet këtyre aktiviteteve të rrisim nivelin e vetëdijes së shoqërisë dhe të shtyjmë qeverinë dhe komplet garniturën qeveritare që të gjejë zgjidhje për problemet në Maqedoni. Institucionet opozitare duhet të jenë mbikëqyrëse të institucioneve shtetërore me ç’rast t’i korrigjojnë ato që i bën qeveria”, tha Zaev për Radio Evropa e Lirë.

“Në këtë aspekt vlerësoj se vjeshta do jetë dramatike, pasi që do ketë një kthim të fortë ndaj qeverisë për gjithçka që kanë bërë. Të gjitha këto institucione shtetërore janë mbi 2500 në numër dhe kanë të drejta vetëm një herë në javë të adresojnë për një problem. Kjo do të thotë që të nxjerrin në debat publik shumë probleme të cilat po ngufasin shoqërinë dhe prekin secilën familje, secilin qytetarë dhe kjo është ajo për të cilën duhet të debatohet në shoqëri”, tha Zaev.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button