Maqedonia me detyra të reja, çfarë pas Samitit të NATO-s në Uells?

Pas Samitit të NATO-s në Uells, përfaqësues të 14 vendeve debatuan në Ohër për të ardhmen dhe stabilitetin e Ballkanit. Në debat u diskutua edhe për çështje të tilla nëse Maqedonia ka marrë kushte të reja për anëtarësim në NATO, përveç emrit ose ato janë vetëm refleksione të kontestit të stërzgjatur.

“për herë të parë na është dhënë mesazhi se nuk ka inkuadrim të shpejt në NATO, por ka interes tek aleanca që fokusin e saj ta drejtoj tek vendet e Ballkanit Perëndimorë, nga Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova dhe nga ne dëshirojnë të bëjnë partner relevant”, theksoi Mirsada Meshetoviq nga qendra “Xhorxh Marshall”, Bosnjë

Isha studentja në qendrën “Xhorxh Marshall” si dhe trajnuese në “EULEX”, Latife Neziri, duke sqaruar aspiratat e Kosovës për në NATO, thotë: “Kosova nuk është e njohur nga të gjitha vendet e aleancës, por ekziston dëshira te politikanët dhe populli që vendi të jetë pjesë e BE-së. Ne I kemi ndier të mirat e KFOR-it, për këtë arsye ekziston dëshira për anëtarësim në NATO”.

Përfaqësuesi i Maqedonisë në debatin e Ohrit, Stojan Sllaveski, theksoi se çështja e emrit ende është pengesa kryesore për inkuadrimin e vendit në NATO.

“Maqedonia është cekur në dokumente në Samitin e Uellsit dhe nuk është harruar. Pritet që çështja e hapur për emrin me Greqinë  të zgjidhet që të mund procesi të ecë përpara. Por shumë më të rëndësishme janë elementet praktik të bashkëpunimit siç është misioni në Avganistan, politika e partneritetit, përmirësimi I kapaciteteve të mbrojtjes”, thotë procesori i Universitetit evropian në Shkup, Stojan Sllaveski.

Ai thekson se në një të ardhme të afërt nuk mund të ndodh asgjë sepse nuk ka gatishmëri nga ana greke për të pasur një zgjidhje më të shpejt të emrit dhe as presioni ndërkombëtarë nuk është aq   i madh s atë iniciojë këtë.

Duke komentuar pozicionet e ndryshme të maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoni, ambasadori I OSBE-së, Ralf Beret tha: Nuk mund të them nëse shqiptarët dhe maqedonasit kanë pikëpamje të ndryshme për hyrje në NATO, por në thelb zërat janë të saktë. Mendoj se dy bashkësitë më të mëdha duhet të bëjnë kompromis . Për shqiptarët çështja e emrit ndoshta nuk është shumë me rëndësi, por për maqedonasit është afër zemrës”, tha Ralf Beret.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button