Papa: Konfliktet në botë – “pjesë” të Luftës së Tretë Botërore

Papa Françesk ka thënë se vala e konflikteve në gjithë botën, efektivisht paraqet “pjesë” të Luftës së Tretë Botërore.

Mëtutje ai e ka dënuar tregtinë me armë dhe “komplotistët e terrorizmit”, që synojnë vdekje dhe shkatërrim.

Këto komente ai i ka bërë mbrëmë, gjatë vizitës në varrezën më të madhe ushtarake në Itali, duke e përkujtuar 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore.

“Edhe sot, pas dështimit të dytë të një tjetër lufte botërore, me gjasë, dikush mund të flasë për luftë të tretë, dikush lufton pjesë-pjesë, me krime, masakra, shkatërrim”, tha Papa Françesk.

Muajin e kaluar, Papa tha se do të ishte e arsyeshme që komuniteti ndërkombëtar të përdorë forcë për ta ndalur “agresionin e padrejtë” nga militantët e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Lajme të ngjashme

Back to top button